Connect with us

Moto GP

Vinales dominon provat e lira, zhgënjejnë Rossi e Marquez

Piloti spanjoll Maverick Vinales vijon të surprizojë këtë sezon të Moto GP, duke dominuar dhe udhëhequr në përfundim të sesionit të parë të provave të lira që po zhvillohen në pistën “Termas de Rio Hondo”, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Argjentinës. Në përfundim të testeve, piloti që garon me motorin Yamaha, dha kohën 1’40”356, duke qenë më i shpejti në pistë dhe rikonfirmuar se është pretendenti kryesor për të fituar këtë garë. Vinales fitoi edhe dy javë më parë garën e parë sezonale, duke e nisur vitin 2017 si favoriti për titullin kampion në Moto GP.

Vinales dhe Rossi ne bokse pas provave te lira

Ajo që ra në sy ishte se pilotët e tjerë favoritë zhgënjyen shumë me paraqitjen e tyre në pistë. Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez me Honda, u rendit i 11-ti në testet e sotme, ndërsa Valentino Rossi me Yamahën tjetër doli i 16-ti. Dobët doli edhe Lorenzo, i 15-ti me Ducati, ndërsa shoku i tij i skuadrës Andrea Dovizioso u rendit në vendin e shtatë. Sot në mbrëmje do të zhvillohet edhe sesioni i dytë i provave të lira, ndërsa nesër do të jenë provat zyrtare dhe të dielën gara. Por nga paraqitja e sotme në pistë duket se Vinales është sërish pretendent për fitore edhe në Argjentinë.

[interaction id=”573d951eeac5f7343b9a5681″]

Title

Më shumë nga Moto GP