Connect with us

Champions League

UEFA dënon arbitrin Aytekin

Aytekin nuk do të arbitrojë në asnjë nga ndeshjet e mbetura të Champions League pasi UEFA nuk ka mbetur e kënaqur me arbitrimin e tij në ndeshjen e së mërkurës Barcelona – PSG. Disa nga vendimet e arbitrit kanë shkaktuar polemika të mëdha

Aytekin nuk do të arbitrojë në asnjë nga ndeshjet e mbetura të Champions League pasi UEFA nuk ka mbetur e kënaqur me arbitrimin e tij në ndeshjen e së mërkurës Barcelona – PSG. Disa nga vendimet e arbitrit kanë shkaktuar polemika të mëdha. Për shembull, penalltia e padhënë drejt Di Maria, penalltia e akorduar për Luis Suarez, dhe kanë mbetur akoma disa vendime që nuk janë diskutuar për sa i përket paraqitjes së tij.

Image result for aytekin

UEFA ka vendosur të përjashtojë arbitrin gjerman nga ndeshjet e mbetura të Champions League Collina, shefi i arbitrave në zyrat e UEFA-s, nuk ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si Aytekin ka drejtuar ndeshjen. Federata Gjermane e Futbollit i doli në mbrojtje arbitrit, por UEFA ka opinionin e saj dhe megjithëse nuk dha sanksione, vendosi që Aytekin të mos arbitrojë në Champions League për këtë sezon.

Title

Më shumë nga Champions League