Connect with us

Kampionatet në Europë

Real Madrid-Atletico Madrid, ja si pritet të luhet derbi

Atletico Madridit i janë prishur ëndrrat për Champions në këmbët e armikut të urryer.

 

Atletico Madridit i janë prishur ëndrrat për Champions në këmbët e armikut të urryer. As bilanci i forcave, që erdhi me nënshkrimin e Simeone, as Superkupa e Spanjës, nuk kanë shërbyer për të reduktuar armiqësinë që ekziston mes dy skuadrave të Madridit. Sot luhet derbi i radhës, që mund t’ia komplikojë situatën e titullit skuadrës së Zidane, nëse ajo ndalet me një barazim, apo humbje, ndërsa do të bëhej burim lumturie për Atletico Madrid. Kjo ndeshje vjen në momentin më të mirë të sezonit për Diego Simeone dhe të tijtë, sepse kanë pesë fitore të njëpasnjëshme, të cilat i kanë ndihmuar t’i “vjedhin” vendin e tretë Sevillas.

Ambiciet vazhdojnë, sepse synohet prania e “rojiblancos” në Champions-in e ardhshëm. Skuadra e Zidanes, gjithashtu, vjen me pesë fitore radhazi në kampionat, por ndryshim i madh është se Atletico nuk e di se çfarë versioni do të ofrojë. Ndërsa Simeone shquhet si një tank, i ngadalshëm, por i sigurtë, francezi spikat për parregullsinë e të mbajturit të filozofisë së tij për lojën. Simeone luan shah, me çdo pjesë të skuadrës, ndërsa Zidane preferon “Monopoly”, një lojë zaresh, ku ngroh ana më e mire e Real Madridit, BBC. Trajneri francez vuan vetëm mungesën e Varane. “El Cholo” ka gjashtë të lënduar, por plani i tij nuk ndryshon. Tiago Gameiro mund të jetë mungesa më e rëndësishme, por ka alternative të tjera për të materializuar planin që ka në mendje.

Title

Më shumë nga Kampionatet në Europë