Connect with us

Futboll

Portreti i një ikone: Roberto Baggio, maestro i harruar i futbollit

Është pasditja e 17 korrikut në Pasadena, Kaliforni. Roberto Baggio po qëndron pa lëvizur në zonën e penalltisë, përreth tij fanella të verdha braziliane që festojnë si të çmendur. Penalltia e sulmuesit përfundoi në shkallët e stadiumit “Rose Bowl”. Për një moment, futbolli ndali së qeni një lojë ekipi. Baggio është i vetëm kundër Brazilit, i vetëm kundër vetë futbollit. Imazhi karakterizues i “Il Divino Codino” u themelua. Është momenti më i paharrueshëm i hidhërimit në futboll.

Është pasditja e 17 korrikut në Pasadena, Kaliforni. Roberto Baggio po qëndron pa lëvizur në zonën e penalltisë, përreth tij fanella të verdha braziliane që festojnë si të çmendur. Penalltia e sulmuesit përfundoi në shkallët e stadiumit “Rose Bowl”. Për një moment, futbolli ndali së qeni një lojë ekipi. Baggio është i vetëm kundër Brazilit, i vetëm kundër vetë futbollit. Imazhi karakterizues i “Il Divino Codino” u themelua. Është momenti më i paharrueshëm i hidhërimit në futboll.

Image result for roberto baggio

Në 19 finalet e Kupës së Botës, 14 finalet e Kampionatit Evropian dhe 15 finalet e Copa America ka pasur gjithmonë një moment të fundit të lavdisë, qoftë ky një penallti e shënuar apo një fërshëllimë e fundit triumfuese. Fokusi i kamerave menjëherë shkon te fituesit, duke lejuar që humbësit të kenë një moment privat të hidhërimit në një nga skenat më publike të botës. Vetëm në 1994 ishte humbësi në fokus. 94 finale, një moment dështimi i një njeriu të vetëm që u pa nga të gjithë. Nëse historia shkruhet nga fituesit, në asnjë aspekt të jetës përveç sportit nuk mbahen mend humbësit. “Ndikoi tek unë për shumë vite,” do të shkruante Baggio në autobiografinë e tij. “Ishte momenti më i keq i karrierës sime. Akoma e ëndërroj të moment. Nëse do të fshija një moment, ai do të ishte momenti.”

Image result for roberto baggio

“Ata duhet të zgjidhnin një imazh nga turneu dhe zgjodhën gabimin tim. Si për ndryshim. Ata donin të thernin një qengj dhe më zgjodhën mua. Duke harruar që pa mua nuk do të kishim arritur deri në finale.” Baggio shënoi 71 nga 79 penallti në karrierën e tij, dhe gjashtë nga shtatë për Italinë. Koordinimi i kohës ka të bëjë shumë. Të jesh i njohur për një incident është e kuptueshme, madje e paevitueshme. Por kur ai moment është aq negativ, dhe eklipson gjithçka tjetër, nuk është diçka e mirë. Ka ardhur koha të rivendoset balanca. Baggio është kthyer në gjeniun e harruar të futbollit. Baggio ka qenë një fantazist magjik. Ai ka qenë një fantazist në plot kuptimin e fjalës, aftësia e tij bënte që të gjendej kudo në zonë, apo pranë saj. Ai ishte një nga lojtarët e rrallë i aftë të shënonte dhe të përgatiste gola për shokët me një lehtësi të admirueshme.

Image result for roberto baggio

Driblimet dhe aftësia e tij për të shënuar ishte sikur të shihje Seria A me shpejtësi të dyfishtë, antidota perfekte e futbollit të kujdesshëm italian në fillim të viteve 1990. Ai ishte oazi i shkretëtirës italiane. “Me futbollin unë kam mundësinë t’i bëj gjërat ndryshe. Prandaj e admiroj Leonardo da Vincin. Ai ishte në gjendje të krijonte gjëra që të tjerët nuk mund t’i besonin,” shprehet Baggio. Ishte një përshkrim i fuqishëm, pasi Baggio ishte unik, ndryshe nga çdo gjë që kishte krijuar futbolli italian. Goli spektakolar i Baggio-s kundër Çekosllovakisë në Kupën e Botës të vitit 1990 demonstroi në mënyrë të përkryer aftësitë e tij. Shpeshherë dukej se atij i mundësohej shumë hapësirë nga kundërshtarët, por nuk është ashtu si ç’duket. Ishte çdo lëvizje e trupit të tij – çdo finte dhe kthesë – që krijonte kohë, vonesa me mili-sekonda në reagimin e mbrojtësit. Në futboll, koha është e barabartë me hapësirën.

Image result for roberto baggio

Me Baggio-n, hapësira do të thotë rrezik. Në vitin 2002 ai u bo italiani i parë në 50 vite që arriti 300 gola në karrierë, dhe u emërua lojtari më i mirë në botë. Ai gjithashtu është i vetmi italian që ka shënuar në tre Kupa Bote të ndryshme. Baggio është një nga 21 lojtarët e ndryshëm të 50 viteve të fundit që shijon titullin e lojtarit më të shtrenjtë në botë. Një nga momentet më historike të Baggio-s erdhi në ndeshjen e tij të parë pas finales së humbur në 1994 me Italinë, kundër Kilit në Bordo në qershor të 1998. Me shtatë minuta të mbetura – dhe në disavantazh 2:1 – Italisë i jepet një penallti. Numri 18 i tyre e merr përsipër. Ai e shënon penalltinë, dhe nuk kishte shenja emocioni, as lehtësimi. Ai thjesht vrapoi në mesin e fushës, duke menduar për një gol tjetër që do i jepte fitoren. “Vrava një fantazmë,” ishin fjalët e tij pas ndeshjes.

Image result for roberto baggio

Një nga atributet më mbresëlënëse ishte fuqia e tij për t’u riaftësuar. Pasi shkoi te Fiorentina kur ishte 18 vjeç, ai pësoi një dëmtim të rëndë që rrezikoi t’i mbyllte karrierën përpara se të fillonte tamam. “Iu nënshtrova operacionit, çka ishte shumë i rrezikshëm në atë kohë. Ata duhet të shponin kupën e gjurin për të rilidhur ligamentet me 220 qepje të brendshme.” Ai qëndroi gati dy vite larg fushave, pasi të dëmtonte sërish të njëjtin gju nëntë muaj më parë. Por ka edhe më keq. Baggio është alergjik ndaj qetësuesve, çka do të thotë se riaftësimi i tij u krye duke duruar dhimbje çnjerëzore. “Durova për shkak të dashurisë që kisha për lojën,” shprehet Baggio më vonë. Nuk ishte thjesht pasion por besimi që ndihmoi Baggio-n të kalonte atë moment të vështirë.

Image result for roberto baggio

Ai ishte momenti kur ai u konvertua në Sokai Gakkai Buddhism, i tërhequr nga principi se do të ishte mirë t’i kundërpërgjigjeshe dhimbjes dhe vuajtjes me paqe të brendshme. Meditimi u bë një pjesë integrale e jetës së tij. Ka një humnerë të madhe midis personalitetit të Baggio-s dhe adhurimit që merrte si lojtar. Duke preferuar të qëndronte larg ekspozimit duke preferuar që paratë t’i dhuronte për bamirësi të ndryshme pasi doli në pension në 2004. Aspekti më i pabesueshëm i karrierës së Baggio-s është se ai kurrë nuk u rikuperua plotësisht nga ai dëmtim i parë. Në autobiografinë e tij ai shpjegon se si ai asnjëherë nuk ishte 100% fizikisht, përveç dy-tre ndeshjeve në sezon.

Image result for roberto baggio ronaldo

Aspekti më tragjik i penalltisë së humbur të Baggio-s ishte se erdhi pas një dhimbje konstante për dy orë rresh duke përfunduar në një muaj me ilaçe kundër dhimbjeve. Të ishte 100% fizikisht, ishte ëndrra e pamundur e tij. Për shumicën e lojtarëve, thjesht të bëje pak para me sportin do të ishte perfekte, ndërsa Baggio arriti majën e futbollit. Ish-trajneri i Brescia Carlo Mazzone ka thënë se një Baggio me kondicion të mirë fizik do të ishte bërë lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ai e përfundoi karrierën e tij me 220 gola, një gol për çdo të qepur në gjurin e tij. Po të kishte qenë ndonjë lojtar tjetër –apo dikush me më pak fuqi mendore – historia do të kishte qenë ndryshe.

Image result for roberto baggio

Dëmtimet serioze janë historitë tragjike të futbollit, duke prishur jetët e mijëra të rinjve që nuk e marrin më veten. Vetëm madhështia natyrale  Baggio-s dhe forca e karakterit e transformon atë nga një histori të dhimbshme në festime të pafundme. Një shqiponjë e bukur. Ai ishte një lojtar klasi por me shpirtin e një luftëtari, në një periudhë të futbollit italian ku mbret ishte mbrojtja. ai ka qenë lojtari më i mirë i dalë nga Italia, por një lojtar që mbahet mend edhe për hidhërimin e madh të vitit 1994. Shënuesi më i mirë i penalltive, por që si për ironi mbahet mend si humbësi i më të rëndësishmes në jetën e tij. Ai ishte një nga argëtuesit më të mëdhenj të futbollit.

Image result for roberto baggio

Disa lojtarë nuk kanë nevojë të përshkruhen me shumë fjalë, për disa të tjerë duhet të shkruhen libra për të reflektuar mbi stilin e tyre të ndërlikuar. Kur u pyet për të dhënë një përshtypje për Baggio-n, ish-trajneri i Fiorentina-s Aldo Agroppi e bëri me vetëm shtatë fjalë: “Nelle gambe di baggio cantavano gli angel.” Engjëlli këndon në këmbët e tij.

 

[interaction id=”58124b6e2aaef130597d224d”]

Title

Më shumë nga Futboll