Connect with us

Futboll

Orlando City, Kaka i uron mirëseardhjen Marta-s

Futbollistja braziliane Marta është larguar nga suedezet e Rosengård për t’iu bashkuar skuadrës së femrave të Orlando City-t me të cilën do të aktivizohet në National Women’s Soccer League (NWSL). Pesë herë fituesja e çmimit të lojtares më të mirë të vitit nga FIFA ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me skuadrën amerikane nga Florida. Në këtë ekperiencë të re Marta ka marrë urimin e bashkëpatriotit të saj Kaka i cili që nga 2014 luan me skuadrën e meshkujve të Orlando City-t në MLS.

“Jemi shumë krenarë ta presim Marta-n këtu te Orlando dhe unë personalisht jam një fans i vjetër i saj. Njerëzit tanë kanë punuar fort për të sjellë këtu një nga futbollistet më të mira në botë. Ne duam të shkruajmë historinë më Orlando-n dhe ardhja e Marta-s është prova që ne besojmë te kjo skuadër, tifozët tanë dhe pasioni që Florida ka për futbollin”, deklaroi Alex Letao, presidenti i klubit në konferencën e prezantimit. Edhe fituesi i “Topit të Artë” në 2007-ën, Kaka gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen Marta-s përmes faqes së tij në Twitter: “Mirë se erdhe në familjen e Orlando-s Marta”, ka shkruar ish-ylli i Milan-it. Në karrierën e saj sulmuesja braziliane ka fituar gjithçka në nivel klubi dhe me kombëtaren e Brazilit. Në 2014 ajo u bë pjesë e klubit të Rosengård me të cilin ka fituar dy tituj në kategorinë elitare të futbollit suedez Damallsvenskan.

Title

Më shumë nga Futboll