Connect with us

Futboll

“Neymar është më i mirë se Messi, CR7 shumë inferior”

Ish-sulmuesi i Brazilit, Romario ka treguar se cilët sipas tij janë aktualisht lotjarët më të mirë në botë. Gjatë një interviste për “ESPN Brazil”, Romario ka thënë se në këtë moment Neymar është më i mirë se Messi dhe se Cristiano Ronaldo është shumë mbrapa dyshes katalanase. “Neymar është ylli më i madh i Brazilit sot. Aktualisht është ai lojtari më i mirë në botë me gjithë respektin që kam për Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n. Ky i fundit është shumë inferior krahasuar me ata të dy”, vlerësoi ish-lojtari i Barça-s, i cili vijon të bëjë fushatë për bashkëpatriotin e tij. “Është momenti që Neymar të vlerësohet si lojtari më i mirë në botë për atë që po bën me Barça-n dhe Seleçao-n”, nënvizoi 51-vjeçari i cili prej vitesh është i angazhuar politikisht në Brazil.

Sipas Romario-s, të gjitha shpresat e Brazilit janë mbi shpatullat e sulmuesit të Barcelona-s. “Ai ka besimin e të gjithëve, është ai që mund të na ndihmojë të fitojmë Kupën e Botës në Rusi”.  Romario gjithashtu ka folur edhe për punën e trajnerit Tite në drejtimin e Seleçao-s. “Brazili ka tashmë një fytyrë të re. Më në fund i ngjason Brazilit që njohin të gjithë dhe për këtë një meritë të madhe ka Tite. Falë tij ne jemi ekipi i parë i kualifikuar për në Rusi”.

Title

Më shumë nga Futboll