Connect with us

Kampionatet në Europë

L’Equipe: Griezmann-Real Madrid, ja plani sekret

Mungojnë vetëm disa orë që të luhet derbi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, teksa “L’Equipe” ka tronditur me kryelajmin e vet ditën e sotme.

Mungojnë vetëm disa orë që të luhet derbi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, teksa “L’Equipe” ka tronditur me kryelajmin e vet ditën e sotme. E përditshmja prestigjioze franceze ka siguruar se “Los Blancos” kanë në mendje për të siguruar shërbimet e Griezmann vitin e ardhshëm. “Griezmann-Real, plani sekret”, ky është titulli i madh i revistës sportive franceze, që shquhet në faqen e parë të së shtunës.  Në shkrim thuhet se Real Madridi do të përpiqet për nënshkrimin e Griezmann në verën e vitit 2018, për ta bërë më pak të dhimbshme rënien e Cristiano Ronaldos, për shkak të moshës së tij.

Ky lajm i “L’Equipe” vjen vetëm disa orë pasi këshilltari i sulmuesit të Atletico Madridit, Eric Olhats, siguroi në një prononcim për “RMC” se “Los Blancos” janë të interesuar për francezin ndërkombëtar, por kjo gjë mund të pengohet nga pakti i miratuar nga dy klubet e Madridit, se kurrë nuk do të bëjnë agresion në merkato ndaj njëri-tjetrit. Përveç kësaj, klauzola e largimit të Griezmann është një pengesë për disa klube europiane, të cilat janë të etura për të. 100 milionë euro e çlirojnë francezin nga klubi aktual, çka u është bërë e ditur klubeve të interesuara, si Chelsea, Manchester United, Manchester City, Barcelona apo Real Madridi.

Title

Më shumë nga Kampionatet në Europë