Connect with us

Kampionati Shqiptar

Kukësi, skuadra më e mirë shqiptare për vitin 2016

Kukësi është skuadra më e mirë shqiptare për vitin kalendarik 2016.

Kukësi është skuadra më e mirë shqiptare për vitin kalendarik 2016. Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistiakve në Futboll ka zgjedhur skuadrën që kryeson kampionatin aktualisht, për ta vendosur si më të mirën e Superiores. Mes 400 skuadrave në botë, verilindorët e shohin veten në vendin e 205-të. Në vitin 2016, verilindorët fituan për herë të parë në histori Kupën e Shqipërisë, ndërsa në 61 ndeshje, në vitin kalendarik, mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe Kupave të Europës, kuksianët numërojnë vetëm 7 humbje. Dy prej tyre në turin e dytë kualifikues të “Europa League”, përballë Austrisë së Vjenës.

Ndërkohë, Kukësi u ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë. Në seancën e djeshme, trajneri Ernest Gjoka ka pasur një “menu” tekniko-taktike për të tijtë, ndërsa po qartëson idetë për formacionin, që do të hedhë nga minuta e pare ndaj Vllaznisë. Gjendja është optimale dhe atmosfera mjaft pozitive. Shqetësimet e vetme mbeten ato të Shametit dhe Koliçit, që priten të jenë gati për sfidën ndaj kuqebluve. Pasditen e së premtes, skuadra është nisur nga Tirana drejt Kukësit, në orën 16:30. Përgatitjet mbyllen sot, në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku do të zhvillohet edhe seanca përmbyllëse dhe ambientuese me tapetin artficial.

Title

Më shumë nga Kampionati Shqiptar