Connect with us

Futboll

Iu nënshtrua operacionit, Sadiku konfirmon suksesin

Përfundoi sot praktikisht kalvari i dilemave mbi aktivizimin e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku dhe problemeve të tij fizike. Bomberi kuqezi i është nënshtruar sot ndërhyrjes kirurgjikale në gju. Ky operacion parashikohet ta detyrojë Sadikun të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj. Futbollisti, ndonëse fillimisht u grumbullua nga trajneri Gianni De Biasi për dy ndeshjet e radhës që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Lihtenshtejn dhe Spanjës, në kuadër të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2016”, dje u konfirmua se nuk do të mund të luante. Menjëherë pas këtij verdikti, sulmuesi, me konsultimin e mjekëve vendosi t’i nënshtrohet ndërhyrjes që deri më dje kishte tentuar ta evitonte. Vetëm pak minuta më parë, vetë sulmuesi ka konfirmuar suksesin e ndërhyrjes duke ofruar mbështetjen e tij për shokët e kombëtares, ndonëse nga shtrati i spitalit.

Armando Sadiku iu nënshtrua sot ndërhyrjes kirurgjikale në gju.

Armando Sadiku iu nënshtrua sot ndërhyrjes kirurgjikale në gju.

“Sapo mbarova! Ndërhyrja në meniskun e gjurit dhe çdo gjë shkoi mirë, faleminderit Zotit! “Tani fillon pjesa më e vështirë, ajo e rikuperimit. Duhet shumë punë. Sigurisht që mua nuk më mungon vullneti për të punuar sepse çdo gjë qe kam arritur deri sot e kam arritur me punë, me djersë dhe sakrificë, sidomos në këto momente ku Shqipëria ime ka nevojë për mua. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen edhe interesin që keni treguar për mua. Ju dua shumë! Forca çuna në të dyja ndeshjet”, shkuran llogarinë e tij në “Instagram” vetë bomberi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku.

Title

Më shumë nga Futboll