Connect with us

Kampionati Shqiptar

Ironia e “Guerrilsave”: Ndaj Luftëtarit luajmë në stadiumin “Dinamo”…

“Ultras Guerrils” kanë përveshur mëngët, kanë dhënë kushtrimin, duan të jenë sa më të shumtë e të zëshëm në fazën e katërt të kampionatit.

“Ultras Guerrils” kanë përveshur mëngët, kanë dhënë kushtrimin, duan të jenë sa më të shumtë e të zëshëm në fazën e katërt të kampionatit. Si tifo-grupi kryesor i Partizanit, ata janë besimplotë se në fund të garës do të gëzojnë titullin kampion, i cili mungon prej më shumë se 23 vitesh. Disa orë para përplasjes së javës së 28-të, ndaj Luftëtarit, “guerrilsat” përsërisin thirrjen publike: “Fillimisht mblidhemi te Baza 46, pastaj së bashku drejt stadiumit për fitoren e radhës! Nëntë ndeshjet e radhës janë vendimtare, jane nëntë beteja e nëntë finale! Së bashku drejt titullit!”

Por, ajo që spikat në statuset e fundit të këtij tifo-grupi, është mënyra si e njohin stadiumin “Selman Stermasi”, jo me këtë emër, por ndryshe: “Sot fillon faza e fundit e kampionatit. Janë 9 ndeshje për t’u luajtur, 9 ndeshje për t’u fituar si në fushë, ashtu edhe në tribuna. Sonte, ora 19:00, e nisim kundër Luftëtarit, në stadiumin “Dinamo”. Një thumbim ky për bardheblutë, “shtëpi” e të cilëve është stadiumi në fjalë, por që për tani mban një emër tjetër…

Title

Më shumë nga Kampionati Shqiptar