Connect with us

Formula 1

Hamilton “pole position” edhe në Kinë, ndjek Vettel me Ferrari

Piloti britanik Lewis Hamilton ka siguruar “pole position” në pistën e Shangait, të vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Kinës, që zhvillohet nesër në mëngjes (starti ora 08:00). Kjo është “pole” nr.63 për pilotin e Mercedes, që ishte më i shpejti në pistë sot gjatë provave zyrtare, duke dhënë kohën 1’31”678, kohë rekord për këtë pistë. Në vendin e dytë, ashtu si edhe dy javë më parë në Australi, u rendit Ferrari i Sebastian Vettel, që do të thotë se rivaliteti mes tyre do të vazhdojë edhe këtë garë.

Në vendin e tretë u rendit Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes, që la pas Ferrarin tjetër të Kimi Raikkonen (i katërti). Pra, dy vijat e para të startit janë fotokopje e asaj të Australisë. I pesti ui rendit Daniel Ricciardo me Red Bull. Pas tij, deri në vendin e dhjetë u renditën Massa (Williams), Hulkenberg (Renault), Perez (Force India), Kvyat (Toro Rosso) dhe Stroll (Williams).

Nga provat e sotme ne pisten e Shangait

Në përfundim të sesionit të parë u eliminuan Vandoorme (McLaren), Grosjean (Haas), Palmer (Renault), Verstappen (Red Bull) dhe Ocon (Force India). Surprizë eliminimi i Max Verstappen, një nga pretendentët për titull, që edhe pse dha një xhiro të shpejtë nuk mundi të kuakifikohet, duke konfirmuar se Red Bull ka ende probleme.

Në mbyllje të sesionit të parë regjistrohet një aksident i italianit Giovinazzi me Sauber, që bëri shtyrjen me 10 minuta të provave zyrtare. Ndërsa në mbyllje të sesionit të dytë u eliminuan pilotët Sainz (Toro Rosso), Magnussen (Haas), Alonso (McLaren), Ericsson (Sauber) dhe Giovannazi (Sauber), dy sesione ku dominoi Ferrari, më e shpejta në pistë me të dy pilotët e saj.

[interaction id=”587cd7c6fef6bbbe783bc3d4″]

Title

Më shumë nga Formula 1