Connect with us

Kampionatet në Europë

Guardiola: Manchester City, klub pa tituj e histori si të tjerët…

Pep Guardiola, trajneri spanjoll i Manchester City, tha të premten, dy ditë pas disfatës kundër Chelsea, në “Stamford Bridge” (2-1),

 

Pep Guardiola, trajneri spanjoll i Manchester City, tha të premten, dy ditë pas disfatës kundër Chelsea, në “Stamford Bridge” (2-1), se qëllimi i tij dhe “qytetarëve” këtë sezon është që të përfundojë mes katër vendeve të para të Premier League. “Situata është shumë e qartë. Kur kanë mbetur tetë ndeshje, ne do të përpiqemi për të përfunduar në katër vendet e larta të Premier League dhe të përballemi si fitimtarë në gjysmëfinale të “FA Cup”. Ky është qëllimi ynë,” – tha Guardiola në një konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Hull City. Megjithatë, pavarësisht performancës së dobët në këtë sezon, ku Manchester Sity aspironte çdo gjë, trajneri katalanas vlerësoi lojtarët e tij, dhe tha:

“Ata kanë bërë shumë më mirë se sa rezultatet pasqyrojnë. Në kohë të shkurtër, bashkë me stafin kemi bërë një punë shumë të madhe. Ne jemi përpjekur për t’i bërë njerëzit që të besojnë se çfarë lojtarësh të mirë janë ata, pa marrë parasysh se luajnë në një klub pa tituj e histori si të tjerët. Ndjenja ime është se kemi bërë shumë gjëra të mira gjatë sezonit. Jam goxha i kënaqur me mënyrën se si kemi punuar”. Manchester City do të presë të shtunën, në “Etihad Stadium”, Hull City, në javën e 32-të të Premier League, teksa mban vendin e katërt për momentin, me 14 pikë prapa liderit në klasifikim, Chelsea, dhe 4 pikë para Arsenalit të vendit të pestë, i cili ka edhe një lojë në dorë.

Title

Më shumë nga Kampionatet në Europë