Connect with us

Futboll

Grezda protagonist në suksesin e Lokomotiva-s

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Eros Grezda vazhdon të dhurojë performanca të mirë në Ligën e Parë kroate me Lokomotivën e Zagrebit. 21-vjeçari ishte protagonisti i ndeshjes me një penallti të fituar dhe një gol të shënuar në suksesin 4-1 ndaj Cibalia-s të vlefshme për javën e 27-të të kampionatit kroat. Në minutën e tretë futbollisti i kombëtares shqiptare u pengua në zonë dhe arbitri nuk u mendua dy herë për të akorduar 11-m, nga pika e bardhë e penalltisë Josip Çoriç nuk gaboi duke kaluar në avantazh Lokomotivën e Zagrebit.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal 1-0 të vendasve, ndërsa në dytën menjëherë dyfishoi shifrat Dolezal dhe pas tij Grezda shënoi golin e tretë duke vulosur përfundimisht fatet e këtij takimi. 21-vjeçari pas 60 minutash lojë i la vendin mesfushorit kuqezi, Endri Çekiçit. Lokomtiva shënoi edhe golin e katërt pas 63 minutash me Bockaj ndërsa vendasit shënuan golin e nderit në fund të takimit. Kjo ishte ndeshja numër 21 e Grezdës me Lokomtivën dhe goli i katërt në kampionat.

Title

Më shumë nga Futboll