Connect with us

Basketboll

FSHB: Superkupa luhet të hënën, por pa tifozë

Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një komunikate për mediat të shpërndarë pak minuta më parë, ka konfirmuar se ndeshja e Superkupës për meshkuj mes Vllaznisë dhe Tiranës do të luhet ditën e hënë (10 prill), pa praninë e tifozëve të të dyja skuadrave (takimi do të nisë në orën 18:00). Vendimi është marrë nga kryesia e FSHB-së, e mbledhur sot në mesditë me urgjencë pas dhunës që shpërtheu krejt papritur mbrëmë në “Asllan Rusi”, ku u përplasën fizikisht tifozeritë e të dyja skuadrave. Një ngjarje e rëndë, që solli edhe anullimin e ndeshjes, pasi ishte e pamundur të kontrolloje situatën, ndërkohë që basketbollistët e Vllaznisë u shprehën se ishin të pasigurtë në pallatin e sportit.

Nga ndeshja e kampionatit Tirana-Vllaznia

Nga incidenti pati edhe disa tifozë të plagosur, që e tensionuan edhe më shumë situatën. “Edhe pse u bënë të gjitha përpjekjet nga Federata, policia nuk e kishte vlerësuar si duhet situatën dhe me këmbënguljen e 3 gjyqtarëve ndërkonvbëtarë të FIBA që kishin ardhur nga Mali i Zi ndeshja u shty. Ato incidente të rënda që ndodhën në atë sfidë nuk duhet të përsëriten më”, thuhet në komunikatën e FSHB-së. Dhuna që u shfaq në “Asllan Rusi” djë në mbrëmje ishte vërtet e paprecedent, pasi asnjëherë nuk kishte ndodhur një situatë e tillë në pallatin e sportit, me tifozeritë që u konfrontuan fizikisht mes tyre, ndërkohë që numri i forcave të rendit ishte i vogël. Gjithsesi, skuadra tashmë do të përgatiten për të luajtur të hënën për të fituar trofeun e Superkupës, ndërkohë që për femra fitoi Flamurtari, që mundi Goga Basket.

[interaction id=”58e52e1947afc37b3b0470ca”]

Title

Më shumë nga Basketboll