Connect with us

Kombëtarja

Flet agjenti: Hysajn e ndjekin klube angleze dhe gjermane, por…

Duke mbërritur te Napoli, në verën e vitit 2015, Elseid Hysaj është bërë titullar i padiskutueshëm për trajnerin Sarri.

Duke mbërritur te Napoli, në verën e vitit 2015, Elseid Hysaj është bërë titullar i padiskutueshëm për trajnerin Sarri. Duke ardhur nga Empoli, mbrojtësi nga Shqipëria kishte bërë një kapërcim të madh në karrierë, sepse luan me një ekip të Seria A, që sfidon Juventusin për titull. “Scudetto” është qëllimi i tij, gjë për të cilën ende nuk ka ndërmend të largohet nga klubi i Napolit.

Për të shpjeguar situatën e shqiptarit, siç shkruan “Goal.com” në versionin italisht, ka folur Mario Giuffredi, agjenti i Hysajt. “Ka disa vëzhgues, që e shikojnë dhe përcjellin Hysajn. Janë ekipe gjermane dhe angleze, në veçanti, – tha Giuffredi, duke folur për “Radio KDF”, – por ne nuk duam të ikim nga Napoli. Elseid ka vitin e dytë me ngjyrat blu dhe mund të bëjë edhe më mirë sezonin e ardhshëm. Pastaj, ai dëshiron të luftojë për “Scudetto”. Pra, dëshirat e Hysajt me ato të Napolit përkojnë.”

Giuffredi, megjithatë, nuk ka vënë veto, nëse disa skuadra që e dëshirojnë paguajnë klauzolën blerëse, e specifikuar në kontratën e futbollistit shqiptar. Pra, çdo ofertë do të vlerësohet. “Hysaj, megjithatë, ka një klauzolë largimi në kontratë, – shton agjenti. – Në qoftë se do të vijë një klub i interesuar, i gatshëm të paguajë klauzolën, lojtari mund të shkojë larg. Nëse kjo nuk ndodh, do të qëndrojë te Napoli dhe nuk do të marrë asnjë rrugë tjetër.”

Title

Më shumë nga Kombëtarja