Connect with us

Basketboll

Euroleague, Stambolli skuadra e fundit çerekfinaliste

Tri skuadra turke janë kualifikuar për në çerekfinalet e play off-it në Euroleague në basketboll për meshkuj. Stambolli është skuadra e tretë dhe e fundit që preu mbrëmë një biletë për të avancuar më tej, pas triumfit 78-62 që arriti në fushën e tij ndaj serbëve të Crvena Zvezda. Këto dy skuadra duelonin mes tyre për një vend në çerekfinale, aty ku fitoi të drejtën të shkojë Stambolli, që mbrëmë fitoi me meritë ndaj serbëve, falë 22 pikëve të Wanamaker.

Nga ndeshja Baskonia Gasteiz-Anadolu Efes

Mbrëmë janë luajtur edhe tri takime të tjera, ku spikatin fitoret e dy skuadrave më të mira dhe pretendente. Real Madrid mundi 97-80 turqit e Anadolu Efes, të dyja skuadra të kualifikuara. Spanjollët e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë dhe dje triumfuan falë 29 pikëve të Carroll. Fiton edhe ekipi rus i CSKA Moskë, që mposhti 90-86 Olympiacos, dy ekipe të tjera që janë kualifikuar për në çerekfinale (u dalluan Teodosic e De Colo, me nga 23 pikë secili).

EUROLEAGUE – JAVA E 30-TË

6 prill, Fenerhabce – Barcelona, 68-65

6 prill, Brose Bamberg – Gallatasaraj, 79-84

6 prill, Maccabi – Panathinaikos, 61-81

6 prill, Baskonia – Zalgiris Kaunas, 79-84

7 prill, CSKA Moskë – Olympiacos, 90-86

7 prill, Stamboll – Crvena Zvezda, 78-62

7 prill, Armani Milano – Unics Kazan, 68-91

7 prill, Real Madrid – Anadolu Efes, 97-80

[interaction id=”577e1cb733e3688a29435bef”]

Title

Më shumë nga Basketboll