Connect with us

NBA

Cavaliers humbasin sërish, rrezikojnë kreun në Lindje

Fundi i sezonit të rregullt në NBA po afron me disa skuadra që janë ende në garë për vendet e fundit të lira që të kualifikojnë në play off në të dyja Konferencat. Ky moment i NBA-së është periudhe pushimi për mjaft lojtarë, që preferojnë të qëndrojnë pushim dhe të marrin energji për fazën e play off-it. San Antonio mundi 102-89 Dallas, por fitorja nuk ndikon shumë në renditje, pasi Spurs sigurojnë vendin e dytë në Perëndim. Ndeshje e mirë e të riut Forbes, që realizoi 27 pikë për Spurs. Humbasin kampionët e Cleveland, që pavarësisht kësaj e ruajnë kreun e renditjes në Lindje. LeBron James realizoi 27 pikë për Cavaliers, sërish lider në fushë për kampionët.

Nga ndeshja Chicago-Atlanta

Fitojnë edhe Lakers, që në fushën e tyre mposhtën 98-94 Sacramento, takim ku Rundle me 25 pikë bëri diferencën në parket për kalifornianët. Humbet skuadra e Houston, që edhe pse ka një lider si Harden, që realizoi 33 pikë e 12 asist, nuk arriti të fitojë. Teksanët u mundën 114-109 në fushën e tyre nga Detroit. Jashtë play off-it është aktualisht ekipi i Miami, që u mund 96-94 nga kanadezët e Toronto. DeRozan realizoi 38 pikë për vendasit, ndërsa për Miami nuk mjaftuan 22 pikë e 10 rebaund të Johnson për të evituar humbjen. Fiton edhe ekipi i Denver, që mundi 122-106 New Orleans (Jokic 23 pikë e 15 rebaund), ndërsa Utah Jaz mposhti 120-113 Minnesota (Hayward 39 pikë).

REZULTATET E SOTME

Cleveland – Atlanta, 100-114

Toronto – Miami, 96-94

Houston – Detroit, 109-114

Memphis – New York, 101-88

Dallas – San Antonio, 89-102

Denver – New Orleans, 122-106

Utah Jazz – Minnesota, 120-113

Phoenix – Oklahoma, 120-99

Lakers – Sacramento, 98-94

[interaction id=”577b946a33e3688a29257ae7″]

Title

Më shumë nga NBA