Connect with us

Futboll

Carvajal kërkon dëshpërimisht trofeun e pafituar …

Sivjet nuk ka trofe më domethënës për Real Madridin se titulli kampion i La Ligës. Arsyeja? “Galaktikët” nuk shpallen kampionë Spanje që para katër vitesh. Ky trofe i mungon edhe mbrojtësit Dani Carvajal, i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve si madrilen – teksa është vetëm 24 vjeç – por jo kampionatin kombëtar. Ai madje ka fituar edhe Superkupën e Evropës, Botërorin e klubeve dhe Kupën e Mbretit, por i mungon lavdia e La Ligës.

https://www.youtube.com/watch?v=bBxqpTUnpVc

“Nuk është një barrë e keqe, por shpresojmë ta fitojmë kampionatin. Kam luajtur në tre sezone të Ligës së Kampionëve dhe kam fituar dy herë. Do të emocionohesha po të fitoja La Ligën, sepse nuk e kam fituar kurrë”, – tha spanjolli për gazetën “Marca“. “Titulli kampion është një shpërblim për lojën konstante gjatë gjithë sezonit. Do të ishte e veçantë të shtoja edhe kampionatin dhe Superkupën e Spanjës në koleksionin tim të titujve. Duket e lehtë, por nuk është. Ka plot lojtarë të mëdhenj në histori, të cilët nuk e kanë fituar”, – shtoi ai.

 

[interaction id=”57c952a860f05dde7ed79d62″]

 

 

Title

Më shumë nga Futboll