Connect with us

Futboll

Barcelona-PSG, riluhet ndeshja?

Kanë kaluar katër ditë pas “remontada”-s së mrekullueshme të Barcelona-s ndaj PSG-së, por ajo natë vijon të ngjallë polemika. Së fundi “Goal.com” lajmëron se për këtë ndeshje po qarkullon një peticion. Në peticionin drejtuar UEFA-s dhe i publikuar nga “Change.org” nga njëfarë Luis Melendo Olmedo kërkohet që Barcelona-PSG të riluhet dhe arbitri i takimit të përjashtohet.

Ndërkohë ndeshja që u luajt mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve është pasuar nga një debat i gjerë. Në fakt, Barcelona e priste në shtëpi PSG-në me shpresën për të kapërcyer katër golat e takimi të parë dhe vullneti i lojtarëve katalanas u shpërblye duke qënë se ata arritën të imponoheshin 6-1 dhe të kualifikoheshin në çerekfinale të kompeticionit.

Megjithatë, disa veprime vendimtare të takimit nuk janë parë në të njëjtën mënyrë nga të gjithë dashamirësit e futbollit dhe kjo është arsyeja pse kërkohet që ndeshja të riluhet. Peticioni i referohet në mënyrë të veçantë “gabimevet të rënda” nga ana e arbitrit Deniz Aytekin dhe shpreh kërkesën që ky i fundit të përjashtohet. Autori i peticionit ka bërë një listë me 13 raste të cilat ai i gjykon “të dëmshme” për Paris Saint-Germain.

Theksojmë se numri i atyre që kanë nënshkruar peticionin drejtuar UEFA-s i ka kaluar 17 mijë firma. Kujtojmë se dy ditë më parë UEFA ka vendosur të përjashtojë arbitrin gjerman nga ndeshjet e mbetura të Champions League. Collina, shefi i arbitrave në zyrat e UEFA-s, nuk ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si Aytekin ka drejtuar ndeshjen. Federata Gjermane e Futbollit i doli në mbrojtje arbitrit, por UEFA ka opinionin e saj dhe megjithëse nuk dha sanksione, vendosi që Aytekin të mos arbitrojë në Champions League për këtë sezon.

Title

Më shumë nga Futboll